English

Mjekja e spitalit nr.5 kërkon ndihmën e policisë për të qetësuar një të sëmurë mendor

Tiranë, 20 nëntor NOA - Një mjeke e Spitalit Nr.5 në Tiranë i ka kërkuar ndihmë policisë pasi një pacient ishte irrituar për të mos marrë mjekimet.

Ngjarja ndodhi dje kur policia e Tiranës është njoftuar me anë të një telefonate nga mjekja e Spitalit Nr.5, të ofrojë ndihmën për të bindur një pacient të sëmurë mendorë të marrë mjekimin.

Burime nga policia thanë i sëmuri mendor ishte irrituar dhe nuk i bindej mjekes ndërsa ulërinte në korridoret e spitalit.

Sipas policisë gjendja u qetësua pak minuta më pas ndërsa forcat e policisë mbërritën pranë spitalit.

Policia bëri të ditur se ky nuk është rasti i parë kur mjekët e këtij spitali kërkojnë ndihmën e policisë pasi të sëmurët mendorë bëhen agresivë dhe rrezikojnë prishjen e qetësisë në spital si dhe nuk pranojnë mjekimin.

k.k/NOA

KOMENTE