English

Përleshje në Mamurras, pronarët e një lokali ndeshen trup me trup me grabitës të maskuar

Mamurras, 20 nëntor, NOA - Kanë tentuar të vjedhin me maska një lokal dhe në përleshje e sipër trup me trup me pronarët e tij, janë shkrepur edhe armë zjarri duke lënë të plagosur njërin prej tyre.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Mamurras, konkretisht në lokalin e 48-vjeçarit S.Uka, i cili sipas konfirmimit të burimeve policore për agjencinë e Lajmeve NOA, i cili nuk i ka lejuar autorët që t'i afroheshin banakut për të marrë lekët që gjendeshin brenda tij.

Më pas, ai është përleshur trup më trup me dy autorët, ndërsa gjatë sherrit janë realizuar edhe dy të shtëna armësh.

Në këto momente janë afruar menjëherë familjarët e pronarit të lokalit, konkretisht bashkëshortja dhe tre fëmijët e tij, të cilët janë hedhur në sulm edhe ata kundër personave me maska.

Më pas, ata kanë mundur t'i identifikojnë ata pasi u kanë hequr maskat nga koka në përleshje e sipër.

Bëhet me dijeni se ata janë 27-vjeçari Gjergj Ndoj dhe 16-vjeçari me inicialet A.N, që të dy banues në të njëjtën lagje në Mamurras.

Ndërkaq, gjatë përleshjes ka mbetur e plagosur me armë zjarri pronarja e lokalit, bashkëshortja e S. Ukës, rreth 45 vjeç, e cila është dërguar në Spitalin Ushtarak të Tiranës ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa vetë pronari i lokalit ka marrë një dëmtim të lehtë në kokë, pasi autorët e kanë goditur me tytë pistolete, por nuk paraqet rrezik për jetën.

Në vendgjarje ka shkuar menjëherë grupi hetimor, ndërsa pak orë më vonë është mundësuar arrestimi i dy grabitësve të cilët gjenden rëndesën e veprës penale të "Vjedhjes me armë me pasojë plagosjen e kryer në bashkëpunim".

n.e/NOA

KOMENTE