English

Protesta e opozitës, ministria vendos shërbim shëndetësor 24 orë

Tiranë, 20 nëntor NOA/UPDATE- Rreziku i përhapjes së pandemisë së gripit të derrit si pasojë e grumbullimit masiv që pritet të bëhet në orët e pasdites së sotme, në bulevardin e madh "Dëshmorët e Kombit", ka detyruar autoritetet shëndetësore të instalojnë pranë tyre një ambulancë të posaçme duke ofruar në këtë mënyrë një shërbim shëndetësor 24 orësh në ambientet ku do të zhvillohet protesta.

Nisur nga natyra e vetë kushteve në të cilën do të zhvillohet protesta e opozitës, që sipas organizatorëve do të jetë strehimi në çadra dhe gjatë orëve të vona të natës, drejtues të shëndetësisë deklaruan sot se e kanë situatën në kontroll.

"Ne nuk duam të politizojmë situatën dhe as deklaratën e djeshme të ministrit të Shëndetësisë Petrit Vasili, pasi shqetësimi ynë është rreziku i përhapjes së epidemisë si pasojë e grumbullimeve masive dhe jo përpjekjet për të nxitur mospjesëmarrjen e qytetarëve në protestë", tha sot për mediat drejtori i politikave shëndetësore dhe planifikimit në ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero.

b.m/NOA

KOMENTE