English

Protesta e PS-së, policia: Kufizimet e qarkullimit vetëm kur të jetë e nevojshme

Tiranë, 20 nëntor NOA - Policia e Tiranës ka lëshuar një deklaratë për shtyp vetëm pak momente më parë duke njoftuar se policia do të bllokojë rrugët nga qarkullimi gjatë protestës së Partisë Socialiste vetëm nëse do të jetë e domosdoshme.

"Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë sqaron opinionin publik se Policia e Shtetit do të bllokojë rrugë dhe do të vendosë kufizime të trafikut vetëm në raste kur kjo gjë do të jetë e domosdoshme. Strukturat e Policisë Rrugore po marrin masat e nevojshme për të siguruar një qarkullim sa më normal të mjeteve në kryeqytet, pavarësisht nga zhvillimi i tubimit" tha sot zëdhënësja e policisë së kryeqytetit, Alma Katragjini.

Protesta e Partisë Socialiste do të startojë ditën e sotme rreth orës 16:00 e do të përfundojë më datë 22 nëntor.

k.k/NOA

KOMENTE