LAJMI RITRANSMETOHET ME FOTO
Tiranë, 20 nëntor NOA - Protesta e opozitës është hapur sot me fjalimin e deputetit të PS-së, Gramoz Ruçi i cili ka bërë thirrje për hapjen e kutive.
"Sali Berisha ka hapur dy tunele që po shemben nën malin e korrupsion dhe abuzimit e ka futur vendin në një tunel të pashpresë për të nesërmen, Saliu i atyre që na thotë se ka në pronë vetëm një apartament i kërkon të bëhet pronar edhe i vullnetit të gjithë shqiptarëve ju ato që thotë ai se votat e tuaja i mbroj unë për këtë arsye ka vendosur të fshehë në errësirë provën e krimit elektoral politik" tha Ruçi.
"Për këtë arsye ai sot është i tmerruar nga kërkesa e pandryshueshme e jona ene i themi atij hap kutitë e votimit dhe mos guxo të luash si klouni në kuvendin ilegjitim bëje sot hapi kutit se nesër do jetë vonë.
Më shumë se 12 vjet përpara Shqipëria u dogj nga një njeri me emrin Sali Berisha, Shqipëria jonë e dashur është në udhëkryq po nuk ka dhe nuk mund të ketë më dilema.
Më 28 qershor ju votuat për ndryshimin e madh, natën vota juaj u shëndërrua u grabit u vodh u kërcënua u ble dhe u fsheh në kutinë e krimit.
Sot e këtu dhe katër muaj më pas prova e krimit elektoral është në atë kuti që vjedhësit e votës kërkojnë ti mbajnë të mbyllur.
Saliu i apartamentit na thotë të hyjmë në kuvend ai kërkon të bëhemi makijazhi i një gjoja demokracie të bëhemi maska e një pseudo demokracie, por ja ku është kuvendi i Shqipërisë është këtu në këtë protestë masive këtu është kuvendi i Shqipërisë këtu është sovrani sepse ne qytetarët e këtij vendi nuk do të lejojmë që të jetojmë në republikën e mashtrimit" tha në fjalën e tij deputeti Ruçi.
Ai shtoi se protestuesit do të qëndrojnë ditë natë deri në hapjen e kutive.
Me tej Ruçi u kë kërkuar ndjesë qytetarëve për bllokimin e trafikut për shkak të protestave.
k.k/NOA -
Lexoni më shumë mbi argumentin:
Ndoka: Ke vetëm një zgjidhje Berisha, hap kutitë ose përballu me protestën më të fuqishme
Leskaj: Kjo është beteja për të ardhmen, vjedhja e votës jo më mburojë për Berishën
Dule flet në protestë: Në BE nuk shkohet me kuti të mbyllura, por vetëm me demokraci
Protesta e PS-së, Ruçi: Berisha i tmerruar nga kërkesa jonë e pandryshueshme
"Ku është vota ime", nis protesta e opozitës
Protesta e opozitës, ministria vendos shërbim shëndetësor 24 orë
Protesta e PS-së, policia: Kufizimet e qarkullimit vetëm kur të jetë e nevojshme
Topalli gjatë vizitës me homologen e Islandës: Protesta e PS kundër heqjes së vizave
Ambasdada e SHBA pro protestës së PS: Mbështesim lirinë e shprehjes dhe tubimit