English

Kapen autorët e maskuar të grabitjes së 4 turistëve sllovenë në kthesën e Thumanës

Durrës, 21 nëntor, NOA - Policia e Durrësit përmes operacionit "SAAB 2009" ka mundur të arrestojë dy personat që grabitën pak ditë më parë 4 turistë sllovenë në kthesën e Thumanës.

Burimet zyrtare të saj konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se ata janë 35-vjeçari Ymer Hila, lindur në Kukës e banues në Sauk dhe 19-vjeçari Gazmend Kulla, lindur dhe banues në Fushë-Krujë, i dënuar më parë për vjedhje automjetesh.

Arrestimi i tyre u bë për arsye se ata kanë vjedhur një automjet të tipit Ford Fiesta në Tiranë, me të cilin në kthesën e Thumanës kanë grabitur me dhunë makinën e 4 sllovenëve si edhe 30 mijë euro të tyret, bashkë me 4 celularë dhe 4 valixhe.

Prokuroria bëri me dijeni se ata u arrestuan pranë një lokali te prokuroria e Tiranës, ndërsa mjeti i vjedhur prej tyre ishte parkuar në një rrugicë në lagjen "Sauk i Vjetër". Materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar prokurorisë për veprën penale të "Vjedhjes" dhe "Vjedhjes me dhunë", kryer në bashkëpunim por dhe "Shkatërrimit të Pronës me zjarr", të parashikuar nga neni 134 paragrafi 2,139,25,dhe 151,22,të Kodit  Penal.

KOMENTE