Policia thotë se deklaratat nuk i shërbejnë aktivitetit normal, por nga ana tjetër ka paralizuar jetën e kryeqytetit duke u treguar e papërgjegjshme me lejen afatgjatë për tubim disaditor
Tiranë, 21 Nëntor NOA - Në lidhje me deklaratën e bërë sot nga socialisti Fatmir Xhafa, për vendosjen e një automjeti përgjues nga policia, për të përgjuar telefonat e pjesëmarrësve në tubim, ka reaguar sot në mesditë, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë.
Ajo siguroi se "Policia e Shtetit nuk ka vendosur automjete, apo pajisje përgjuese, për monitorimin apo kontrollimin e kësaj proteste".
Këtë pohim, Alma Katragjini, zëdhënëse e Policisë së Tiranës, e përforcon edhe me faktin se "vendosja e pajisjeve të tilla nuk është në procedurat standarde të Policisë së Shtetit, për monitorimin e tubimeve apo manifestimeve".
Nga ana tjetër, Katragjini thotë se në zbatim të ligjit, Policia e Shtetit, ka marrë të gjitha masat për garantimin e zhvillimin normal të këtij tubimi.
Kurse vlerëson se deklarata të tilla, nuk i shërbejnë zhvillimit normal të aktivitetit, sigurimit të rendit dhe sigurisë publike, por bëhen shkak për destabilizimin e situatës.
e.r/NOA