English

Informata rutine çon policinë në një bazë droge, gjenden 23 kilogram heroinë

Mamurras, 22 nëntor NOA - Një informacion rutinë të cilin policia nuk e neglizhoi ka çuar në gjetjen dhe bllokimi e plot 23 kilogram e 510 gramë herorinë.

Verifikimi i policisë u krye ditën e djeshme menjëherë pas informacionit të dhënë se në banesën e 64-vjeçarit Hamit Doçi në qytetin e Mamurrasit ndodhej një sasi e konsiderueshme droge e llojit heroinë.

Burime zyrtare nga Policia e Shtetit thanë se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Doçit veç sasisë së heroinës u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe një pistoletë tip "Bereta", një armë gjahu po e tipit "Bereta", respektivisht me nga 4 dhe 20 fishekë.

Ndaj 64-vjeçarit Hamit Doçi është marrë masa e arrestit në flagrancë dhe materialet procedurale në ngarkim të tij i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë.

Ndërkohë që po dje një tjetër person është arrestuar për posedim droge. Kësaj rradhe operacioni u zhvillua në qytetin e Durrësit, dhe u finalizua me arrestimin e 38-vjeçarit  Arban Hoxha, pasi afër Shkëmbit të Kavajës, u kap në flagrancë me 28.40 gram lëndë narkotike e llojit heroinë, e cila u bllokua me cilësinë e provës materiale.

k.k/NOA

KOMENTE