English

Kultivonte lëndë narkotike, përjashtohet nga detyra punonjësi i policisë

Maqedoni, 22 nëntor NOA - Një zyrtarë policie në Manastir është përjashtuar nga detyra për shkak se ka kultivuar drogë të llojit mariuanë.

Lajmin e ka bërë ministrie e Brendshme e cila deklaroi se nëpunësi i policisë në stacionin e policisë në Manastir, me iniciale S.L, është dënuar për prishje të kontratës, për shkak se ka kryer veprime që paraqesin vepër penale, përkatësisht ka kultivuar mariuanë.

Kolegët e tij kanë hetuar dhe më pas zbuluan se S.L, kultivonte lëndë narkotike duke bërë që ai të largohet nga detyra.

Mësohet se gjatë dy javëve të fundit janë larguar nga detyra 32 punonjës të policisë maqedonase për shkak të shkeljeve të kryera në punë dhe tejkalim të kompetencave të autorizuara prej tyre.

k.k/NOA

KOMENTE