Moskë, 22 nëntor NOA - Presidenti rus Dmitri Medvedjev ka kërkuar në një kongres të partisë qeverisëse "Rusia e Bashkuar" në Shën Peterburg më shumë demokraci dhe sinqeritet.
Demokracia nuk është për partitë, por për popullin, tha Medvedjev duke iu referuar akuzave të opozitës për manipulim të votave gjatë zgjedhjeve komunale në muajin tetor. "Rusia e Bashkuar" është mjaft e fortë që t'i fitojë zgjedhjet në një garë të hapur, tha Medvedjev, i cituar nga DW.
Kryeministri Vladimir Putin iu bashkëngjit kërkesave të Medvedjevit për një modernizim të ekonomisë ruse.
Kriza ekonomike tregoi se refuzimi i inovacioneve në industri mund t'i kushtojë shtrenjtë një vendi, u tha.