Vushtrri, 22 nëntor NOA - Në një solemnitet të veçantë në prezencë të shumë artdashësve dhe personaliteteve tjera të kulturës është bërë ndarja e çmimeve në Festivalin tashmë tradicional të Teatrit në Vushtrri "Vu Theatre Fest".
Juria e festivalit të cilën sivjet e përbënin Musa Fejzullahu dhe Hajdin Islami, vendosi t'i ndaj këto çmime të cilat të pranishmëve ua dorëzoi Avdullah Bunjaku, drejtor i Festivalit dhe i OJQ-së "Ars Qendra".
Çmimet për skenografi dhe kostumografi i takuan teatrit "Osman R Gashi" të Klinës, po ashtu edhe muzika më e mirë i takoi Arianit Krasniqit nga po ky teatër.
Çmimi për aktoren më të mirë i takoi Shqipresa Bytyçit nga teatri "Ulpiana" nga Lipjani, po ashtu këtij teatri i takoi edhe çmimi për regjinë më të mirë të cilin e fitoi Avni Qeriqi, ndërsa për skenarin më të mirë u vlerësua Ismet Krasniqi nga teatri "Osman R Gashi" nga Klina.
Në Bujanovc shkuan çmimet për aktorin më të mirë të cilin sivjet e fitoi Viktor Zeqiri dhe çmimi më i mirë cili i takoi po këtij teatri "Forumi rinor" nga Bujanovci.
Festivali "Vu Thetare Fest" është organizuar nga OJQ "Ars Qendra" dhe mbështetur nga Kuvendi Komunal i Vushtrrisë.
Hajdin Islami/NOA