English

Përcillen drejt Kosovës eshtrat e Selman Rizës, Berisha merr pjesë në homazhe

Tiranë, 22 nëntor NOA - Kryeministri, Sali Berisha mori pjesë sot në homazhet e zhvilluara pranë Akademisë së Shkencave, me rastin e përcjelljes së eshtrave të Prof. Selman Riza në vendlindjen e tij, në Kosovë.

Pas homazheve, i Berisha shprehu përpara gazetarëve respektin dhe nderimin e tij për njeriun e shquar të shkencës dhe të letrave shqipe.

"Profesor Selman Riza është një nga kollosët e gjuhës sonë të bukur, por është dhe një nga kollosët e atdhetarisë, e dashurisë për Shqipërinë dhe Kosovën, i cili nuk u mposht kurrë.Â

Klika obskurantiste e Enver Hoxhës syrgjynosi Selman Rizën duke besuar dhe menduar se do të mund ta mposhte. Ai sot është më i gjallë se kurrë" u shpreh Berisha.

"Selman Riza sot kthehet në Kosovën e tij të lirë dhe të pavarur për të cilën ai punoi gjatë gjithë jetës së tij, si pak kush tjetër.

 Unë dua të shpreh edhe njëherë nderimin tim më të madh për këtë kollos të shkencës dhe atdhetarisë shqiptare, për familjen e tij por njëkohësisht edhe kënaqësinë time të madhe që ai, në përputhje me dëshirën e tij, kthehet në Kosovën e lirë dhe të pavarur" theksoi më tej para gazetarëve kreu i qeverisë.

k.k/NOA

Â

KOMENTE