English

Rreth 50 mijë vetë hidhen në protestë kundër Presidentit të Nikaraguas

Managua, 22 Nëntor NOA - Në Nikaragua rreth 50 mijë vetë kanë demonstruar kundër një vendimi të Gjykatës së Lartë e cila lejon Presidentin Daniel Ortega të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2011.

Kjo sipas kushtetutës në fuqi është e ndaluar. Demonstruesit kujtuan përveç kësaj manipulimet e bëra gjatë zgjedhjeve komunale në nëntor të vitit të kaluar ku kishin fituar më së shumti kandidatët e partisë sandiniste të Ortegës.

Një mobilizim i madh i policisë shmangu përleshjet mes ithtarëve të Ortegës dhe demonstruesve kundërshtarë të tij, raporton DW.

KOMENTE