English

Rritet numri i të vdekurve nga tragjedia në një minierë në Kinë

Pekin, 22 Nëntor NOA - Një ditë pas shpërthimit të gazit në një minierë qymyri në verilindje të Kinës, numri i viktimave është rritur në të paktën 87, informon radio DW.

Rreth 200 minatorë janë ende të mbyllur brenda në thellësinë prej 40 metra, citohen mediat shtetërore të Pekinit.

Më shumë se 100 punonjës të ekipeve të shpëtimit vazhdojnë kërkimet. 420 minatorë arritën vetë të shpëtonin ose u shpëtuan.

Shpërthimi i gazit ndodhi natën duke u gdhirë dita e shtunë në kohën kur në minierën Xinxing, që ndodhet në provincën Heilongjjiang në kufi me Rusinë, po punonin më shumë se 520 minatorë.Â

KOMENTE