English

Rumania sërish në votime, sot zgjedh presidentin e ri

Bukuresht, 22 Nëntor NOA - Në Rumani po zhvillohen sot votimet për të zgjedhur një president i ri ndaj rreth 18 milionë qytetarë rumunë janë thirrur të ushtrojnë të drejtën e votës.

Sikurse raporton radio gjermane Dojçe Vele, rivali më i rëndësishëm për presidentin aktual Traian Basescu nga Partia Demokratike konsiderohet socialdemokrati Mircea Geoana.

Një shumicë absolute për njërin prej dy kandidatëve sipas anketimeve nuk pritet të arrihet qysh në raundin e parë.

Për këtë qëllim në fillim të dhjetorit mund të shkohet në balotazh. Socialdemokratët opozitarë në tetor ishin tërhequr nga koalicioni i qendrës së majtë.

Edhe për shkak të kësaj krize qeveritare, institucionet si Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë ndërprerë dhënien e kredive. Â

KOMENTE