English

Tragjedi nga shpërthimi i gazit në banesë, vdesin dy fëmijë, edhe 3 të plagosur

Berat, 22 nëntor NOA - Një tragjedi ndodhi sot paradite në qytetin e Beratit pasi shpërthimi i gazit i mori jetën dy fëmijëve ndërsa plagosi dhe tre anëtarë të tjerë të familjes.

Ngjarja ndodhi në familjen e Artur Kaja në lagjen "Muzakë" të qytetit Berat, informon korrespondentja e agjencisë NOA.

Viktimat janë E.Kaja 15 vjeçe dhe M.Kaja, 5 vjeçe. Ndërkohë kanë mbetur të plagosur, kryefamiljari Artur Kaja, e shoqja e tij, M.Kaja dhe djali i tyre, Y.Kaja. Kurse ka arritur të shpëtojë, binjakja pesë vjeçare F.Kaja.

Nga hetimet e para të kryera në vendngjarje, del se tragjedia erdhi pasi në kuzhinën e shtëpisë përdhese të familjes Kaja, ka shpërthyer në rrethana ende të paqarta, bombola që ishte vendosur me gaz të lëngshëm pranë sobës së gatimit.

Shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe ka plagosur anëtarët e fa miljes që gjendeshin në kuzhinë dhe përreth saj.

Policia e mbërritur në vendngjarje, së bashku me fqinjët, konstatuan se në banesë, pas shpërthimit, kishin mbetur të vdekura dy vajzat njëra 5 vjeçe dhe tjetra 15 vjeçare.

Ekspertët u shprehën se asfiksia dhe djegiet në shkallë të lartë shkaktuan vdekjen e të miturave.

Kurse në gjendje të rëndë për shkak të plagëve serioze, u dërguan për në Tiranë, në Spitalin Ushtarak, kryefamiljari Artur Kaja dhe djali i tij, Y.Kaja.

e.r/NOA Vijon...

KOMENTE