English

Aksident me dy të vdekur në autostradën Durrës-Kukës

Kukës, 23 Nëntor NOA - Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Durrës-Kukës ku dy punëtorë të firmës "Albulex" kanë humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17.10 minuta teksa viktimat punonin për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës, në Urën e Kaloshit që ju shihni në foto.

Viktimat janë dy punëtorë, njëri nga Kukësi, Arben Muçmata, 39 vjeç dhe

punëtori tjetër nga Maqedonia, por akoma policia nuk ka mësuar identitetin e tij, pasi në rrobat e punës ai nuk mbante asnjë dokument.

Sipas burimeve zyrtare të policisë vendore, shkak për këtë aksident tragjik, është bërë shkëputja e krahut të vinçit, i cili ka zënë poshtë tij dy punëtorët e "Albulex", që punonin në këtë aks rrugor.

Aksidenti sipas hetimit paraprak, ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur Ura e Kaloshit, si pasojë e spostimit të krahut të vinçit, kur punëtorët po punonin mbi urë, pasi po kryenin montimin e saj.

e.r/NOA

KOMENTE