Tiranë, 23 nëntor NOA - Muzikë e lartë dhe të shtëna armës kanë dëgjuar banorët e qendrës së Ndroqit në Tiranë nga një lokal duke lajmëruar policinë.
Mbrëmë rreth orës 22:15 policia e kryeqytetit është njoftuar se në qendër të Ndroqit në një lokal ka muzikë me volum të lartë si dhe të shtëna armësh.
Policia menjëherë mbërriti në adresën e dhënë për të kryer verifikimin e informacionit.
Burime nga policia thanë se pranë lokalit u gjetën dhe u sekuestruan disa gëzhoja ndërsa u shoqërua në komisariatin e policisë nr.6, pronari i lokalit për sqarimin e rrethanave.
k.k/NOA