Tiranë, 23 nëntor NOA - Ministri i Brendshëm Lulzim Basha ka deklaruar sot në Komisionin Parlamentar për Sigurinë Kombëtare se buxheti i vitit 2010 siguron mbështetjen e plotë financiare për realizimin e objektivave të Ministrisë së Brendshme në drejtim të forcimit të rendit e sigurisë publike, luftës kundër kriminalitetit dhe trafiqeve të paligjshme dhe në veçanti për mirëfunksionimin e sistemeve të instaluara në kuadër të plotësimit të kritereve për liberalizimin e vizave me BE.
"Në buxhetin e vitit 2010 sigurohet mbështetje e plotë teknike e këtyre sistemeve.
Në buxhet gjejnë mbështetje financiare funksionimi dhe mirëmbajtja e sistemeve të informacionit si TIMS, MEMEX, RMIS dhe DATACOM, mirëmbajtja dhe funksionimi i sistemeve të identifikimit dhe të gjurmimit të provave, laboratori i policisë shkencore, rritja e kapaciteteve të strukturave të hetimit të krimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve, siguria e kufijve, kontrolli i dixhitalizuar i trafikut rrugor dhe përmirësimi i kushteve të punës, të cilat janë prioritetet kryesore të investimeve për vitin 2010" deklaroi Ministri i Brendshëm Lulzim Basha.
Sipas Bashës menaxhimi i integruar i kufirit nëpërmjet sigurimit dhe garantimit të kufijve të hapur dhe të sigurt, lehtësimi dhe lëvizja e lirë e qytetarëve, bashkëpunimi mes gjithë aktorëve dhe agjencive të përfshira në kontrollin e kufirit, janë ndër objektivat kryesore të buxhetit për vitin 2010.
Basha informoi anëtarët e Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare edhe mbi disa aspekte të rëndësishme të performancës së Policisë së Shtetit.
Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha iu përgjigj edhe interesimit të anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare për parashikimin buxhetor për përmirësimin e kushteve të punës dhe të stërvitjes dhe performancën e Policisë së Shtetit, duke informuar se buxheti përmbush në mënyrë domethënëse nga ana financiare realizimin e këtyre objektivave.
Â
Më poshtë do të lexoni buxhetin për vitin 2010 të Ministrisë së Brendshme:
Buxheti i Ministrisë së Brendshme për vitin 2010, sipas tavaneve përfundimtare të ardhura nga Ministria e Financave është 17.565 miliard lekë.
Në krahasim me planin me ndryshime të vitit 2009 prej 16.555 miliard lekë ka një rritje prej rreth 6%.
Â
I . Sipas burimeve të financimit struktura e buxhetit për Ministrinë e
Brendshme të vitit 2010 paraqitet si më poshtë:
Financimet me fonde nga Buxheti, 16.260 miliardë lekë ose 92 % e buxhetit në total.
Financimet me fonde nga të Ardhurat, 317 milionë lekë ose 2 % e buxhetit në total.
Financim i Huaj, 714 milion lekë ose 4 % e buxhetit në total.
Pagesë për t.v.sh dhe kosto lokale 273 milionë lekë ose 2 % e buxhetit në total.
II. Sipas strukturës së shpenzimeve buxheti i vitit 2010 paraqitet si më poshtë:
Shpenzime personeli, 11.430 miliardë lekë ose 64% e buxhetit në total. Ne krahasim me planin e vitit 2009 ka një rritje prej 913Â milionë leke ose 8%.
Shpenzimet e Tjera, 3.9 miliardë lekë ose 24% e buxhetit në total. Ne krahasim me planin e vitit 2009 ka një rritje prej 112 milion leke ose 3%.
Shpenzimet për Investime me financim të Brendshëm, 1.569 miliardë lekë ose 8% e buxhetit në total.
Në krahasim me planin me ndryshime te vitit 2009 ka një rritje prej 564Â milionë leke ose 36%.
Shpenzimet për Investime me Financim të Huaj, 714 milion lekë ose 4% e buxhetit në total. Ne krahasim me planin e vitit 2009 ka një ulje prej 202Â milionë leke ose 22%.
Â
III. Sipas programeve buxhetore buxheti i Ministrisë për vitin 2010 paraqitet :
Â
Policia e Shtetit
Buxheti i këtij programi për vitin 2010 është 12.796 miliard lekë ose 73% e buxhetit total.
Sipas strukturës se shpenzimeve:
Shpenzime personeli, 8.375 miliardë lekë ose 65% e buxhetit te Policisë.
Shpenzimet e Tjera, 2.743 miliardë lekë ose 21% e buxhetit.
Shpenzimet për Investime me financim të Brendshëm, 964 milion lekë ose 8% e buxhetit te Policisë.
Shpenzimet për Investime me Financim të Huaj, 714 milion lekë ose 6% e buxhetit te Policisë.
Â
Planifikim, menaxhim dhe administrim,
Buxheti i këtij programi për vitin 2010 është 978 milion lekë ose 5% e buxhetit total.
Sipas strukturës se shpenzimeve:
Shpenzime personeli, 485 milion lekë ose 50%.
Shpenzimet e Tjera, 218 milion lekë ose 22% .
Shpenzimet për Investime me financim të Brendshëm, 275 milion lekë ose 28%.
Â
Garda e Republikës
Buxheti i këtij programi për vitin 2010 është 1,394 miliard lekë ose 8% e buxhetit total.
Sipas strukturës se shpenzimeve:
Shpenzime personeli, 1,069 miliardë lekë ose 76%.
Shpenzimet e Tjera, 245 milion lekë ose 18% .
Shpenzimet për Investime me financim të Brendshëm, 80 milion lekë ose 6%.
Â
Prefekturat dhe funksionet e deleguara
Buxheti i këtij programi për vitin 2010 është 645 milion lekë ose 4% e buxhetit total.
Sipas strukturës se shpenzimeve:
Shpenzime personeli, 520 milion lekë ose 80%.
Shpenzimet e Tjera, 95 milion lekë ose 15% .
Shpenzimet për Investime me financim të Brendshëm, 30 milion lekë ose 5%.
Â
Gjendja Civile
Buxheti i këtij programi për vitin 2010 është 806 milion lekë ose 5% e buxhetit total.
Sipas strukturës se shpenzimeve:
Shpenzime personeli, 348 milion lekë ose 43%.
Shpenzimet e Tjera, 348 milion lekë ose 43% .
Shpenzimet për Investime me financim të Brendshëm, 110 milion lekë ose 14%.
Â
Emergjencat Civile
Buxheti i këtij programi për vitin 2010 është 758 milion lekë ose 4% e buxhetit total.
Sipas strukturës se shpenzimeve:
Shpenzime personeli, 509 milion lekë ose 67% .
Shpenzimet e Tjera, 159 milion lekë ose 21% .
Shpenzimet për Investime me financim të Brendshëm, 90 milion lekë ose 12% .
Rezervat e Shtetit
Buxheti i këtij programi për vitin 2010 është 98 milion lekë ose 0,6% e buxhetit total.
Sipas strukturës se shpenzimeve:
Shpenzime personeli, 77 milion lekë ose 79%.
Shpenzimet e Tjera, 16 milion lekë ose 16% .
Shpenzimet për Investime me financim të Brendshëm, 5 milion lekë ose 5%.
Menaxhimi dhe zhvillimi i Administratës Publike
Buxheti i këtij programi për vitin 2010 është 91 milion lekë ose 0,5% e buxhetit total.
Sipas strukturës se shpenzimeve:
Shpenzime personeli, 47 milion lekë ose 51%.
Shpenzimet e Tjera, 29 milion lekë ose 32% .
Shpenzimet për Investime me financim të Brendshëm, 15 milion lekë ose 17%.
Â