Tiranë, 23 nëntor NOA - Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar sot me burgim të përjetshëm Gazmend Brakën i njohur ndryshe me emrin "Gaxhai".
Gjykata e shpalli sot fajtor "Gaxhain" që njihet si rivali kryesor i Zani Caushit, për krijim e organizatës kriminale, për vrasjen e dy shtetasve, për vjedhje me dhunë me pasojë vdekjen. Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me nga 25 vite burgim edhe katër anëtarë të bandës së Gaxhait, Armando Sulejmani, Sokol Sinemati, Edmond Leskaj dhe Gazmend Nebiu Aktualisht, Gazmend Braka vuan një tjetër dënim me burgim të përjetshëm për disa vrasje.
k.k/NOA
Â