English

I sëmuri mendor tenton të vrasë veten me xhama, policia i shpëton jetën

Tiranë, 23 nëntor NOA - Një i sëmurë psikik ka tentuar të vrasë veten duke çarë duart me xhama, por ndërhyrja e policisë e ka ndaluar atë.

Ngjarja ka ndodhur dje kur F. Meshi ka shkuar pranë varrezave të Laknasit në Tiranë ku ka tentuar të vetëvritet duke i çarë me xhama.

Por prindërit e tij e kanë ndjekur atë nga pas dhe kanë tentuar ta ndalojnë por ka qenë e pamundur pasi i sëmuri mendor ishte bërë agresiv.

Për të shpëtuar djalin e tij, M. Meshi ka lajmëruar menjëherë policinë e cila ka mbërritur në adresën e dhënë.

Forcat e policisë pas disa minutash bënë të mundur neutralizimi e veprimeve të të sëmurit mendor.

k.k/NOA

KOMENTE