English

Irani nis manovrat e mëdha ushtarake për mbrojtjen e impianteve bërthamore të vendit

Teheran, 23 nëntor, NOA - Garda Revolucionare në Iran nisi ditën e sotme një manovër të madhe ushtarake, e cila do të zgjasë për pesë ditë me radhë.

Sipas autoriteteve zyrtare iraniane, ky aktivitet ushtarak zhvillohet për mbrojtjen e impianteve atomike të vendit, duke stimuluar edhe mbrojtjen kundër sulmeve të tyre nga jashtë.

Stërvitjet pesë ditore të mbrojtjes ajrore janë masive dhe mbulojnë një sipërfaqe prej gjysmë milioni kilometrash katërorë. Zyrtarët thonë se ushtria po teston sistemin e ri të armëve dhe po vë në provë nëse linjat e komunikimit mund t'i rezistojnë luftës elektronike.

Ndërkaq, Irani i ka tërhequr sërish vëmendjen Izraelit duke e paralajmëruar për ndonjë sulm të mundshëm, duke i bërë të qartë se në rast se Izraeli do ta sulmojë, atëherë ai do t'i kundërpërgjigjet me raketa ndaj kryeqytetit Tel Aviv.

Nga ana tjetër, bëhet me dijeni se presidenti i Iranit, Mahmud Ahmedinexhad, ka filluar një turne 5-ditor në vendet e Amerikës Latine dhe Afrikës Perëndimore.

Gjatë tij, bëhet me dijeni se ai do të vizitojë Brazilin, Venezuelën dhe Bolivinë, ndërsa më pas, vendet afrikane Senegal dhe Gambia.

n.e/NOA

KOMENTE