Tiranë, 23 nëntor NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ka reaguar sot në lidhje me deklaratën e kreut të grupit Parlamentar të PD-së, Astrit Patozi se denonco ultimatumin e Ramës duke shtuar se ultimatumi është ende në fuqi.
"Astrit Patozi dhe Ilir Meta, u vunë sot në garë, kush i tregon më shumë dhëmbët popullit opozitar.
Ata na kujtuan sot ministrat e piramidave që i mbanin asokohe ison faronit të tyre, Sali Berisha, edhe kur piramidat po u binin mbi kokë.
U kemi dhënë vetëm 10 ditë kohë për të reflektuar e do të jetë shumë keq për ta që ta përdorin këtë kohë për kërcënime" tha Klosi.
Sipas tij, lëvizja popullore për hapjen e kutive shumë shpejt do të kthehet në lëvizjen popullore për zgjedhje të parakohshme dhe se ata që do të mbajnë kutitë e mbyllura forcërisht do të ikin nga pushteti demokratikisht.
k.k/NOA