Kukës, 23 nëntor NOA - Një aksident me pasojë vdekjen e dy punëtorëve ka ndodhur në autostradën Durrës-Kukës.
Ngjarja ndodhi pasditen e sotme kur dy punëtorë të firmës "Albulex" kanë gjetur vdekjen teksa punonin për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës.Â
Sipas policisë e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, dy punëtorët janë Arben Muçmata rreth 40-vjeç nga Kukësi dhe Branko Shvetskoski rreth 50-vjeç.
Dy punëtorët kanë qenë duke bërë montime në urë kur krahu i vinçit ku qëndronin dy burrat është spostuar duke bërë që ata të bien nga ura.
Vdekja e menjëhershme ka bërë që kolegët të mos i transportojnë në spital, ndërsa policia ka shoqëruar në polici drejtuesit e firmës për të sqaruar rrethanat e aksidenti.
k.k/NOA