English

Mirëserdhët në Shqipëri

Ju mund të jeni i vetëkënaqur për sa i përket Bashkimit Evropian, por për Ballkanin e trazuar, ky vend ofron një vizion shprese

Nga Peter Preston*

Në cilin vend të botës, 88 për qind e qytetarëve duan të bashkohen me ne, në klubin më pak mirëpritës në botë? Energjia po kalon Brukselin dhe po drejtohet në Jug. Ne po shkojmë në Shqipëri, sepse ajo na bën ne pakëz me turp për veten dhe vetëkënaqësinë tonë izoluese.

Shqipëria? Vend me një rritje ekonomike 2 për qind këtë vit, teksa shumica e vendeve të botës bën hapa mbrapa. Sistemi politik po pëson turbulenca që nga zgjedhjet e përgjithshme të cilat u mbajtën qershor dhe po qëndron i tendosur, teksa socialistët që i humbën zgjedhjet, po vijojnë ende të bojkotojnë parlamentin, duke mbushur rrugët e Tiranës me protesta fundjavën e shkuar.

Por, vendi më në fund mori lejen formale javën e kaluar për të negociuar hyrjen në Bashkimin Evropian. Shpërblimi përfundimtar për vitet e përpjekjeve mund të jetë vetëm disa vite larg, megjithëkëtë integrimi vazhdon të mbështetet nga 88 për qind e qytetarëve. Kur dëgjon, presidentin e Shqipërisë, Bamir Topi, të shpaloj vizionin e tij,

kupton se ky vizion shtrihet dhe përfundon në rrugët e Brukselit. Kur ti viziton Tiranën, pas disa vitesh, shikon se tashmë ka një aeroport të ri, një rrugë të re për në qytet, rrugët e vijëzuara me dyqane dhe kafe në çdo cep dhe blloqe banesash të përafërta me gradaçelat. Vetëm gropat e rrugëve mbeten të njëjta.

Ka një energji dhe progres që të duket sikur të kap prej fyti. Një vend i varfër me një histori të pashembullt staliniste, i cili i ka mbushur 17 vitet e lirisë dhe i ka kthyer ato në diçka që të lë mbresë. Makinat e parkuara janë "Mercedes Benz". Po kjo është vetëm një pjesë e sagës që përfshin, aftësinë ripërtëritëse, mirësinë dhe sensin e mirë të humorit gjithashtu. Nëse ky vend do të jetë i 28-i ose 29-i në Bashkimin Evropian, atëherë do të ketë diçka për të festuar: forcën e vazhdueshme të idesë, se ne të burgosur shumë thellë brenda injorancës të tabloidëve, kemi humbur imagjinatën në zgjedhje. Çfarë shikon ky 88 për qind përreth? Një Greqi të paduruar për të përfshirë Shqipërinë në BE. Një sukses të vizitave dhe fjalimeve nga përfaqësuesit e ministrive të jashtme, David Miliband, Glenys Kinnock, të cilët mezi sa presin për një union të zgjeruar. Dhe shohin shqetësime, në veri, jug, lindje dhe perëndim.

Kroacia dhe Sllovenia kanë pasur vonesa në integrim për shkak zënkave për të drejtat bregdetare. Bosnja është kthyer në majë të ligës jostabël të Ballkanit, teksa balancat e saj burokratike kanë filluar të shthuren. Serbia, nën një president më të ndjeshëm, akoma kërcënohet nga nacionalizimi i egër nga brenda dhe Kosova është një shkatërrim etnik që po pritet të ndodhë. Nga ana tjetër Maqedonia dhe Mali i Zi, secila frikësohet nga fundosja rajonale, e cila çon prapa në mosbesim.

Duke folur për dëshmitë nga i gjithë Ballkani, Bashkimi Evropian është përgjigjja e parë në buzët e tyre. Na bën ne më të sigurt. Na jep ne mundësinë për fabrika dhe për ndihmë. Na ndihmon ne të ndihemi më shumë sesa një turmë konfuze, e varfër, e ngecura në fund të kontinentit. Dhe na bën ne të ndihemi, sikur ne po të bëjmë progresin që ju kërkoni, atëherë do të shpërblehemi.

Politika e jashtme, e cila ka rëndësi për ne, përfshinë stabilitetin afër shtëpisë dhe lidhjet përgjatë kufijve tanë.

Një Bashkim Evropian me 34 shtete ose më shumë? Po vjen, përmes një velloje me tallje. Dhe nëse ju dëshironi një vizion për ta ndarë, hajdeni në sheshin "Skënderbej", dhe do të gjeni pak shpresë përmes gropa.

(*) Marrë nga "The Guardian"

KOMENTE