English

Piraeus Bank thotë se ka forcuar bilancin dhe evidenton fitimin neto prej 219 milionë euro

Tiranë, 23 Nëntor NOA - Grupi bankar Piraeus bëri të ditur sot se ka arritur të forcojë bilancin e saj dhe njoftoi për fitime në vlerën 219 milionë euro gjatë 9-mujorit të vitit në vazhdim.

Kryetari i Bordit të Drejtorëve, Michalis Sallas, tha se një vit pas zhvillimit të plotë të krizës ekonomike ne Greqi dhe në rajon, Piraeus Bank group ia ka dalë mbanë të forcojë pozicionin e tij.

Ai vlerësoi se bilanci i Grupit është solid, likuiditeti i tij është në nivelin thuajse më të lartë në historinë e tij, shpenzimet operative mbeten në të njëjtat nivele dhe fitimi para provigjoneve shënon 603 milionë euro për 9 mujorin e vitit 2009 krahasuar me 670 milionë në të njëjtën periudhë për vitin 2008.

Z. Sallas tha edhe se shenjat pozitive për rikuperimin e ekonomisë globale po forcohen gjithnjë e më tej, ndërsa sektori botëror financiar po vazhdon të rimëkëmbë vetveten në kushtet e reja të tregut.

Kurse sugjeroi se pozita fiskale e Greqisë kërkon struktura të menjëhershme veprimi, në mënyrë që vendi të mbetet pranë zhvillimeve në nivel europian.

Sallas siguroi se menaxhimi i kujdesshëm i Piraeus bank Group do të vazhdojë të përfshijë politikat kryesore dhe objektivat e zhvillimit në tregjet e rajonit ku operon dhe aty ku prospektiva e zhvillimit afatmesëm, mbetet pozitive.

Grupi bankar duke publikuar disa shifra veçon se fitimi para provigjioneve shënoi 603 milionë euro për 9 mujorin e 2009, kurse në raport me tremujorin e dytë të viti 2009 evidentohet një rritje prej 7%.

Fitimi neto i grupit i cili i atribuohet aksionerëve shënon 219 milionë euro, në sajë të rritjes së rëndësishme të provigjoneve.

Në bazë të rritjes krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2009, konstatohet një rritje e fitimit neto me 18 për qind.

Sakaq, totali i aseteve shënoi 52,3 miliardë euro, krahasuar me një vit më parë kurse raporti Kredi/Depozita është 103 për qind.

Rreth Piraeus Bank Group

Piraeus Bank Group është themeluar në vitin 1916. Banka ka operuar me pronësi dhe menaxhim privat deri në vitin 1975, kur kaloi në pronësi të shtetit deri në vitin 1991, kur u privatizua sërish.

Që prej atëherë ka vazhduar rritjen e vazhdueshme të aktiviteteve të saj dhe shtrirjen e mëtejshme.

Në fund të Shtatorit të vitit 2009 Grupi zotëron një rrjet prej 873 degësh (359 në Greqi dhe 514 ndërkombëtare) dhe një numër prej 13.653 punonjësish.

Kapitali i Piraeus Bank Group shënon 3.7 miliardë euro, depozitat 31,4 miliardë, kredia 38,3 miliardë dhe totali i aseteve 52,3 miliardë euro.

Piraeus Bank Group duke kombinuar zhvillimin e biznesit me përgjegjësitë sociale, forcon në mënyrë të vazhdueshme marrëdhëniet me partnerët, nëpërmjet veprimeve specifike dhe përfshirjes në mbrojtjen e mjedisit, ndërkohë që përqendrimi më i fortë është në mbrojtjen e mjedisit natyror dhe kulturor.

e.l/NOA

KOMENTE