English

Po shkarkonte skrap në port, punëtori bie në hangarin e anijes duke u plagosur rëndë

Durrës, 23 nëntor, NOA - Â Ndërsa ishte duke shkarkuar ngarkesën e një anije në port, një punëtor ka rënë nga një lartësi prej 6 metrash në hangarin e saj duke pësuar dëmtime të rënda fizike.

Lajmi bëhet me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të Durrësit, sipas të cilëve ngjarja në fjalë ka ndodhur në portin e Durrësit në mesnatën e sotme.

Sipas tyre, ka qenë ora 12 e natës kur në kalatën lindore të këtij porti, konkretisht në vendin ku anija "Yusra" me flamur "Belize", shkarkonte skrap për kompaninë "Kurum", punonjësi i portit, Ibrahim.H 60-vje, lindur e banues në Durrës, duke punuar për shkarkimin e saj ka rënë në hangar nga një lartesi rreth 6 metra.

Bëhet me dijeni se ai ka pësuar dëmtime të rënda dhe mjekët që po ndjekin gjendjen e tij shëndetësore pohojnë se ajo nuk paraqitet aspak e mirë deri tani.

n.e/NOA

Â

KOMENTE