Londër, 23 nëntor, NOA - Mesfushori shqiptar Lorik Cana është cilësuar si blerja e tretë më e mirë në Premier Ligën angleze.
I pranishëm vetëm 13 javë në kampionatin britanik të futbollit, 26-vjeçari duket se ka fituar besimin dhe simpatinë e tifozëve dhe drejtuesve teknikë të Premiership anglez.
Ai u transferua gjatë stinës së verës për shumën e 5.5 milionë eurove nga Marseja re
ekipi i Sanderlandit, ku duket se po ecën mjaft mirë.
Madje në ndeshjen e së shtunës së këtij ekipi, ai u vlerësua si "lojtari i ndeshjes" në të cilën siguroi fitoren me rezultatin 5-1.
Kjo pasi ai arriti që të shpallej edhe si "lojtari më i mirë" në ndeshjet me ekipin e Celësit, Liverpulit dhe Mancester Junajtid.
Vetë trajneri i Senderlandit ka pohuar i kënaqur se është i lumtur që arriti ta afrojë Canën nga Marseja te ekipi i tij, pasi po ia sheh rezultatet e mira kësaj blerje.
n.e/NOA
Â
Â
Â
Â