Tiranë, 23 nëntor NOA - Akuzave e ngritura nga ministri i Transporteve, Sokol Olldashi në ngarkim të kreut të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama se ka shitur tokën shtetërore, ka bërë që të reagojë zëdhënësja e PS-së, Armela Imeraj duke i quajtur ato shpifje.
"Sokol Olldashi mjaft e keqpërdori detyrën si ministër punësh publike duke punuar në fabrikën e shpifjeve të Sali Berishës ndaj Bashkisë së Tiranës.
Të gjithë e dinë kush është Sokol Olldashi, kurse ai u detyrohet të gjithëve përgjigjen për katastrofën në tunelin e Kalimashit.
Ku kanë shkuar qindra miliona eurot e zhdukura?! Sa është shuma që i është marrë fondeve të rrugës së kombit për fushatën elektorale të Sali Berishës?
Pse Sokol Olldashi ka urdhëruar hapjen e tunelit jashtë kushteve teknike?" deklaroi Imeraj.
Sipas saj, Olldashi nuk ka përgjigje. I gjithë populli i di përgjigjet.
Prokuroria duhet ta kërkojë Sokoll Olldashin të pandehur.
Çdo ditë që shkon është një padrejtësi ndaj një popullit të tërë.
k.k/NOA