Tiranë, 23 nëntor NOA - "Largim të qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme do të kërkojë populli nëse kryeministri Sali Berisha nuk hap kutitë".
Kështu është shprehur sot kreu i socialistëve, Edi Rama gjatë një deklaratë për shtyp ku ka shtuar se në rast se Berisha refuzon të hapë rrugë hetimit të plotë të zgjedhjeve, atëherë do të nis faza e re e aksionit opozitar.
"Berisha do të detyrohet të dorëzohet para popullit në rast se nuk do t'i hapë kutitë për të parë votën dhe për të shpëtuar nga zgjedha e zgjedhjeve të deformuara dhe të kontestuara", theksoi Rama. Sipas Ramës, lëvizja popullore demokratike është shprehje e vullnetit të lirë dhe ska lidhje me format e degraduara të revoltës qytetare.
k.k/NOA