English

SHKB arreston inspektorin e policisë, mbante lidhje dhe informonte Dritan Dajtin në arrati

Durrës, 23 nëntor, NOA - Gjatë gjithë kohës që ka qenë në arrati, të kërkuarit Dritan Dajti i ka dhënë ndihmë dhe informata të vazhdueshme një inspektor policie, i cili është vënë në pranga.

Lajmi konfirmohet nga burimet e policisë së Durrësit, sipas të cilave personi që ka mbajtur kontakt me të akuzuarin e drejtësisë duke e ndihmuar atë, punonte pikërisht pranë këtij institucioni.

Bëhet me dijeni konkretisht se ai quhet Mariglen Muça dhe arrestimi i tij u mundësua pas hetimeve të kryera nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm rreth lidhjes së fshehtë që mbante me Dritan Dajtin, personin që policia e kërkonte prej vitesh pas arratisjes spektakolare nga mjediset e gjykatës.

Ndaj Muçës ishte dhënë masa "arrest me burg" dhe ajo u zbatua nga forcat e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm.

Ato kanë vërtetuar përmes provash, sesi Dritan Dajti i cili gjendet në burg për vrasjen e 4 policëve gjatë verës, ndihmohej gjatë kohës që ishte në arrati pikërisht nga inspektori i  policisë.

Dajti aktualisht gjendet në burg, pas arrestimit në aksionin e organizuar ndaj tij para pak muajsh nga 4 policë, ku këta të fundit mbetën të gjithë të vrarë.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE