English

Shpërthim i ri në galeritë e një miniere në Kinë, humbin jetën të paktën 100 minatorë

Pekin, 23 nëntor, NOA - Një shpërthim i ri në galerinë e një miniere në Kinë ka tronditur autoritetet e këtij vendi dhe mbarë opinionin botëror, i cili është mësuar të marrë lajme të tilla tragjike nga minierat e këtij vendi.

Mediat vendase konfirmojnë se nga ky shpërthim kanë vdekur të paktën 100 persona, ndërsa mendohet që dhjetëra të tjerë të kenë mbetur të bllokuar në galeri.

Sipas të dhënave paraprake, incidenti ndodhi mëngjesin e sotëm, në pjesën verilindore të Kinës.

Kjo ngjarje pason atë të dy ditëve më parë kur nga shpërthimi i gazit në një minierë qymyri në verilindje të Kinës, vdiqën të paktën 90 minatorë, ndërsa rreth 200 minatorë rezultuan të mbyllur brenda në thellësinë prej 40 metra në galeritë nëntokësore.

Për fat, 420 minatorë të tjerë arritën të shpëtonin.

Shpërthimi i gazit ndodhi natën duke u gdhirë dita e shtunë në kohën kur në minierën Xinxing, që ndodhet në provincën Heilongjjiang në kufi me Rusinë, po punonin më shumë se 520 minatorë.

n.e/NOA

KOMENTE