Korçë, 23 nëntor, NOA - Ka dashur të përdhunojë një femër, por duket se mendimi i tij keqdashës ka mbetur veçse një tentativë, pa mundur ta realizojë dot atë.
Fjala është për një 32-vjeçar me emrin Klodian Bregu, lindur në fshatin Belorta dhe banues në qytetin e Korçës, për të cilin burimet policiore konfirmojnë se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me forcë me një femër.
Burimet policore konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se si pasojë e një veprimi të tillë, ai i ka shkaktuar asaj dëmtime.
Ndërkaq, janë kryer veprimet proceduriale për veprën penale "Marrëdhënie seksuale me dhunë, e mbetur në tentativë" parashikuar nga neni 103 dhe 22 të Kodit Penal, ndërsa materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Pogradecit për hetime të mëtejshme.
n.e/NOA
Â
Â
Â
Â
Â