Shkodër, 23 nëntor, NOA - Në tentativë për të vjedhur kishën e fshatit, një person është kapur në flagrancë nga forcat e policisë, të cilat pohojnë se ai ishte i pajisur me dy kaçavida, një thikë dhe një palë doreza.
Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të Shkodrës, të cilat konfirmojnë se autori i ngjarjes i vënë në pranga është Sokol Vatnikaj, vjeç 39, lindur në Tropojë dhe banues në fshatin Oblikë të Shkodrës, i dënuar edhe më parë për vjedhje dhe plagosje.
Arrestimi i tij u bë pasi bazuar në informacionet në rrugë operative, ai është kapur në flagrancë teksa po tentonte të vidhte kishën e fshatit Bërdicë të Shkodrës.
Ndërkaq, gjatë kontrollit personal atij iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy kaçavida, një thike dhe një palë doreza plastike të cilat i përdorte për të kryer vjedhjet.
Nga ana e policisë u kryen të gjitha veprimet e duhura proceduriale dhe materialet në ngarkim të Vatnikajt iu kaluan prokurorisë së Shkodrës për veprën penale të "Vjedhjes së mbetur në tentative" dhe "Mbajtjes pa leje të armeve të ftohta".
n.e/NOA
Â
Â
Â