Bukuresht, 23 nëntor, NOA - Zgjedhjet presidenciale në Rumani për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit do të kalojnë në një raund balotazhi, i cili është caktuar të zhvillohet më 6 dhjetor.
Anketimet paraprake bëjnë me dijeni se presidenti aktual Traian Basescu, ka shumë shanse që ta fitojë edhe këtë raund të ri zgjedhor, duke u emëruar sërish në krye të Rumanisë për një mandat të ri.
Ai ka kapur një nivel mbështetje prej 33 %, ndërsa rivali i tij socialdemokrat Mircea Geoana ka fituar deri 31 % të votave në zgjedhje.
Duket se kjo ecuri e raundit të parë zgjedhor, ka për të qenë edhe në atë të dytin, i cili zhvilohet pas 2 javësh në Rumani, duke i dhënë mundësi kështu Baseskut të prijë popullin rumun edhe për 4 vitet e ardhshme.
n.e/NOA