English

Aksidenti, shkonin në varrimin e punëtorit që u vra në Durrës-Kukës, plagosen 2 të afërm

Rrëshen, 24 nëntor, NOA - Duket se fatkeqësitë për familjen Muçmataj nuk kanë të sosur. Pasi dje humbi jetën nga vinçi teksa punonte për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës, Arbeni 40-vjeçar, sot dy persona të tjerë të kësaj familje janë aksidentuar rëndë ndërsa shkonin në ceremoninë e tij mortore.

Burimet policore të cilat konfirmojnë lajmin për agjencinë e Lajmeve NOA, pohojnë se bëhet fjalë për një aksident rrugor, që ka ndodhur në aksin Rrëshen-Thirrë, në fshatin Sang.

Pikërtisht këtu, makina me targa TR 0014 R, në të cilën po udhëtonin Ismet dhe Hajrie Muçmataj, të afërm të viktimës së lartpërmendur, ka dalë nga rruga duke shkaktuar plagosjen e rëndë të tyre.

Policia bën me dijeni se shkaku ka qenë ngrica e madhe në ato momente, ndërsa për të plagosurit pohon se ata janë në gjendje të rëndë duke u kuruar tashmë në spitalin e Kukësit pasi u transportuan menjëherë për të marrë ndihmën e shpejtë shëndetësore.

Të plagosurit ishin të afërm të Arben Muçmatës, i cili humbi jetën dje duke punuar në autostradën Durrës-Kukës, i goditur nga vinçi, së bashku me 50-vjeçarin Branko Shvetskoski.

Dy punëtorët kanë qenë duke bërë montime në urë kur krahu i vinçit ku qëndronin dy burrat është spostuar duke bërë që ata të bien nga ura.

Vdekja e menjëhershme ka bërë që kolegët të mos i transportojnë në spital, ndërsa policia ka shoqëruar në polici drejtuesit e firmës për të sqaruar rrethanat e aksidenti.

n.e/NOA

KOMENTE