English

Arrestohen 4 persona, bastisën një dyqan celularësh në Tiranë

Tiranë, 24 nëntor NOA - Operacioni i koduar "Porosia e Fundit II" i organizuar dje nga Policia e Tiranës u finalizua me arrestimin e katër personave të dyshuar si autorë të vjedhjes së një dyqani celularësh.

Gentian Osmani 23-vjeç, Klodian Sorra 22-vjeç, Erion Hysenllari 31-vjeç, Sokol Rustani 20-vjeç janë katër personat e arrestuar dje pasi dyshohet se më datë 20 nëntor të këtij viti kanë vjedhur në një dyqan në rrugën e "Durrësit" në Tiranë një sasi e konsiderueshme celularësh dhe aksesorësh. Â

Burime nga policia thanë se në cilësinë e provës materiale atyre të arrestuarve ju sekuestruan, 105 telefona celularë, të markave të ndryshme, aksesorë telefonash celularë të markave të ndryshme, dy çanta sportive, dy palë doreza, një automjet tip Volzvagen, me targë AX 068 CM, në pronësi të shtetasit Klodian Sorra.

U kryen veprimet proçeduriale ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të "Vjedhjes" në bashkëpunim dhe të "Pastrimit të Â produkteve të veprës penale".

k.k/NOA

KOMENTE