Gjirokastër, 24 nëntor, NOA - Në mes të qytetit të Gjirokastrës është djegur e gjitha një makinë, pa mundur t'i shpëtojë dot zjarrit që u shkaktua nga një shkëndije elektrike e rënë në kroskotin e saj.
Mësohet se automjeti tip Golf me traga TR 11 41 J, ka qenë në pronësi të 58-vjeçarit Azbi Asllani, lindur dhe banues në Gjirokastër.
Megjithë ndërhyrjen e menjëhershme të zjarrfikësve dhe të policisë automjeti u dogj plotësisht.
Nga deklarimet e drejtuesit të automjetit, rezultoi se ai pasi kishte ndezur automjetin e kishte lënë ndezur dhe vetë ishte jashtë tij, ku pas disa minutash ka konstatuar se nga brenda makinës po dilte tym dhe flakë.
Vetë pronari i makinës ka deklaruar se nuk ka asnjë pretendim në lidhje me shkakun e djegies së automjetit.
n.e/NOA
Â
Â
.