Shkup, 24 Nëntor NOA - Në kuadër të zgjedhjeve të brendshme partiake në Demokracinë e Re, janë themeluar edhe tre këshilla Komunale, të cilat në përbërjen e tyre kanë marrë të gjitha organet udhëheqëse.
Në këshillin Komunal të Kumanovës për kryetar u zgjodh Feriz Dervishi i cili morri pëlqimin e 76 kuvendarëve të pranishëm, kurse kryetar i kuvendit pranë këshillit Komunal të Kumanovës u zgjodh Ismail Xheladini.
Nga kuvendarët e këtij këshilli u emëruan edhe kryesia e cila përbënte 17 anëtarë, por u emëruan edhe 41 delegatët të cilët do të marrin pjesë në kongresin e partisë.
Pas këshillit komunal të Kumanovës, organet e saja udhëheqëse i zgjodhi edhe këshilli Komunal të Likovës, ku 70 kuvendarët e pranishëm me shumicë votash për kryetar zgjodhën Rexhail Dalipin, ndërsa kryetar i kuvendit u zgjodh Hamit Ademi.
Kuvendarët e pranishëm po ashtu zgjodhën edhe 11 anëtarët e kryesisë dhe 33 delegatët të cilët do të marrin pjesë në Kongres.
Kurse këshilli i radhës i cili u themelua ishte ai i Butelit, ku me shumicë unanime prej 69 kuvendarëve u zgjodh kandidati i vetëm për kryetar të këshillit Komunal, Sevdar Mahmuti.
Në këtë tubim, po ashtu u zgjodhën si nënkryetar: Rollanda Prevala, Jusuf Ajrullahu dhe Agim Jusufi, ndërsa për sekretar dhe arkëtar të këtij këshilli Komunal u zgjodhën Ali Tahiri respektivisht Hajrulla Bilalli.
Ndërsa kuvendarët e pranishëm zgjodhën emrat e 25 anëtarëve të kryesisë së Këshillit komunal dhe 27 emrat e delegatëve të cilët do të marrinë pjesë në Kongresin e partisë.
Në fund të këtyre tubimeve, të pranishmëve iu drejtua edhe lideri i DR-së, Imer Selmani, i cili theksoi se Demokracia e Re është shtëpia në të cilën të gjithë anëtarët e kanë vendin e tyre dhe se do të funksionojnë si një familje e madhe dhe e përbashkët.
z.r/NOA