English

Gripi i derrit, nisin vaksinimet në jetimore e azile. Pipero: Deri tani, 169 raste me AH1N1

Tiranë, 24 nëntor, NOA - Instituti i Shëndetit Publik në bashkëpunim më ministrinë e Shëndetësisë, ka nisur një fushatë vaksinimi për influencën stinore në Shtëpitë e Fëmijës dhe Shtëpitë e të Moshuarve në të gjithë vendin.

Sipas drejtorit të Politikave Shëndetësore Pëllumb Pipero, kjo nismë e fundit e ministrisë ka si target grup shtresat e margjinalizuara të shoqërisë dhe është pjesë e masave të marra në lidhje me përballimin e situatës gripale stinore.

Ai shton ndërkaq, se deri në këto momente nga të gjitha mostrat e analizuara rezultojnë 169 raste me virusin AH1N1 dhe 40 raste me virusin stinor.

Gjeografia e pacientëve të ekzaminuar me AH1N1 përfshin të gjitha qytetet e vendit dhe pse numrin më të madh e mban Tirana.

Ndërkaq, influenca stinore, nëse do t'i referoheshim në përqindje kap 35-40 % të rasteve të ekzaminuara.

Temperatuara e lartë, kolla e fortë, dhimbje fyti, dhimbje muskulare, dhimbje koke dhe diare janë disa prej shenjave të virusit stinor dhe atij AH1N1.

n.e/NOA

KOMENTE