Tiranë, 24 nëntor NOA - Skuadra e Ferrarës është nisur për Bordo ku do luajë ndeshjen e ardhshme të Champions League kundrejt ekipit Francez, tashmë i kualifikuar.
Në rast fitoreje të Juventusit skuadra do të merrte një kualifikim të menjëhershëm nga faza në grupe.
Lojtarët janë mjaft të motivuar për këtë ndeshje dhe kapiteni i kombëtares italiane është shprehur mjaft optimist.
"Bordo është një ndër ekipet më të mira në Francë dhe krijon një loje mjaft të bukur, por Juventus mbetet Juventus dhe në Francë do të shkojmë për të fituar dhe të kualifikohemi për ndeshjet në vijim", kanë qenë fjalët e Fabio Cannavaros.
Pritet që Ferrara në këtë ndeshje të aktivizojë nga fillimi Alex Del Pieron dhe Momo. Sissoko, gjithashtu vihet në dukje dhe thirrja e Tiagos dhe Marchisios të cilët kthehen nga një dëmtim i gjatë.
r.b/NOA