English

Krim në familje, masakron vëllain se e pengoi të kryente vjedhje

Laç, 24 nëntor NOA - Tentativë për të ndaluar vëllain të kryente vjedhje i ka kushtuar jetën.

Ngjarja ndodhi në orët e para ditës së djeshme në banesën e familjes Gjoni në Laç, kur Arben Gjoni është vrarë nga vëllai i tij Paulin Gjoni.

Burime nga policia thanë se mes dy vëllezërve kishte nisur një konflikt që kishte për motiv vjedhjet që kryente njëri prej tyre, ndërsa tjetri nuk e dëshironte këtë fakt.

Paulin Gjoni i njohur si një person me precedentë penalë për vjedhje ka tentuar të realizojë një vjedhje të radhës por është penguar nga vëllai i tij Arben Gjoni.

Mes tyre ka nisur një konflikt fillimisht me fjalë e më pas Arben Gjoni është goditur nga vëllai i tij duke rënë në tokë.

Megjithëse ka rënë pa ndjenja në tokë ai sërish është goditur pas mëshirë nga vëllai tij.

I plagosur rëndë Arbeni u transportua në spital por ndërroi jetë pak orë më pas.

Burime nga policia thanë se Paulin Gjoni kishte vetëm dy javë që ishte liruar nga burgu ku vuajti një dënimin për tentativën e vrasjes së punonjësve të policisë në vitin 2004, por për probleme psikike ai u lirua.

k.k/NOA

KOMENTE