English

Mblidhet sot Këshilli Bashkiak, diskutime për parkimet nëntokësore e gjobvëniet

Tiranë, 24 nëntor, NOA - Parkimet nëntokësore, mënyra e dhënies së tyre me koncesion, buxheti afatmesëm 2010-2012 dhe gjobvëniet ndaj drejtuesve të automjeteve janë çështjet kryesore që pritet të diskutohen në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Për ndërtimin e parkimeve nëntokësore në kryeqytet, Bashkia e Tiranës ka zhvilluar tenderat për dhënien me koncesion të Parkut "Rinia" dhe sheshit "Italia".

Ndërsa lidhur me miratimin e projektbuxhetit afatmesëm pritet që të ngjallen reagime mes këshilltarëve të Bashkisë, pasi bëhet fjalë për ndarjen e fondeve, zonave që do t'u kushtohet më shumë prioritet etj.

Nga ana tjetër, debate pritet të ketë edhe për gjobat që u vihen subjekteve rrugore për qarkullimin në kryeqytet.

n.e/NOA

Â

Â

Â

KOMENTE