Tiranë, 24 nëntor, NOA - Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni, mbërrin nesër në Prishtinë zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm shqiptar, Ilir Meta.
Burimet zyrtare të ministrisë së Jashtme bëjnë me dije për agjencinë e Lajmeve NOA se gjatë qëndrimit të tij dyditor, bëhet me dijeni se Meta atje do të ketë një axhendë të ngjeshur takimesh.
Kështu, përveç takimit të punës me ministrin Hyseni, ministri Meta do të ketë takime edhe me Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, Kryeministrin Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqin, etj.
Z. Meta gjithashtu do të ketë takime te veçanta me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Markus Bentli; drejtues të partive politike, përfaqësues të komuniteteve pakicë, përfshi atë serb.
Ndërkaq, gjatë takimit me homologun e tij kosovar, ministrat Hyseni dhe Meta do të nënshkruajnë Protokollin e Bashkëpunimit midis dy ministrive.
e.r/NOA