Uashington, 24 nëntor, NOA - Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e marrin veten nga kriza financiare që mbërtheu këtë vend gjatë këtij viti.
Lajmi i mirë është bërë me dijeni nga vetë presidenti i SHBA-ve, Barak Obama, i cili deklaroi se në planin afatgjatë ekonomia amerikane është në gjendje të mirë.
Dhe kjo, sipas tij, bazuar në fuqitë bazike të universiteteve, invencionit dhe dinamikës së fuqisë punëtore të këtij vendi. Obama ripërsëriti se viti 2009 megjithate goditi miliona njerëz, të cilët humbën vendet e punës. "Nuk mund të rrimë dhe të jemi të kënaqur, sidomos për shkak të shkallës së lartë të papunësisë", tha Obama. Ndërkaq, ai tha se administrata e tij i ka ndërmarrë vetëm hapat e parë drejt rimëkëmbjes së ekonomisë.
Fjalët e tij iu referohen disa raporteve optimiste që kanë mbërritur së fundmi nga kontinenti amerikan, i cili flet për rimëkëmbje të ekonomisë, e kjo, kryesisht si pasojë e subvencioneve të menjëhershme financiare që qeveria amerikane caktoi ndaj sipërmarrjeve të rëndësishme që u gjendën në krizë totale.
n.e/NOA