Tiranë, 24 nëntor NOA - "Nëse Berisha nuk hap kutitë duhet të iki bashkë me kutitë".
Kështu ka deklaruar sot kreu i socialistëve Edi Rama në një prononcim për mediat duke shtuar se opozita dhe populli opozitar është i vendosur dhe nuk kthehet mbrapsht.
"T'i lëmë të kalojnë festat duke uruar që njeriu që mban peng pushtetin e popullit pa i dhënë popullin të drejtën të shohë votat. Ne jemi të vendosur nuk kthehemi nga rruga jonë dhe i qëndroj në kor bindjes se nëse Berisha nuk hap kutitë duhet të iki bashkë me kutitë" tha Rama.
Këtë deklaratë Rama e bëri pas mbledhjes së grupit të PS-së dhe theksoi se qëndrimi i opozitës për të përshkallëzuar protestat nuk ka ndryshuar.
k.k/NOA