English

Serbia s'do ta pranojë marrëveshjen për vijën kufitare mes Maqedonisë e Kosovës

Beograd, 24 nëntor, NOA - Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç mbrëmë deklaroi se Beogradi zyrtar kurrë nuk do ta njoh marrëveshjen për demarkacionin të cilën e kanë firmosur Maqedonia dhe Kosova.

Ai me tej ka deklaruar se ruajtja e integritetit të Serbisë është direkt e lidhur me shënimin e vijës kufitare.

Tadiç ka theksuar se kohë më parë lidhur me këtë temë ka pasur një bisedë shumë serioze me presidentin e Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.

"Shumë qartë kamë thënë se Serbia kurrë me asnjë çmim nuk do ta pranojë marrëveshjes e demarkacionit të Maqedonisë me shtetin e ashtuquajtur Kosovës", ka theksuar presidenti serb .

Tadiç ka sqaruar se edhe për Maqedoninë në të ardhmen është tepër e i rëndësishëm vendimi i GJND-së për Kosovën i cili pritet të shpallet muajve të ardhshëm.

NOA-INA

Â

KOMENTE