English

TIFF nis me Paskaljeviç dhe mbyllet me Angjelopulos

Tiranë, 24 Nëntor, Milena Selimi NOA/ - Ka fituar rëndësinë e emrave të mëdhenj të kinemasë botërore, ende pa nisur.

Burime të brendshme të TIFF 2009 bëjnë të ditur për agjencinë e lajmeve NOA, pjesëmarrjen e dy prej figurave të rëndësishme të kinemasë botërore, kineastit serb, Goran Paskaljeviç dhe kineastit grek, Teo Angjelopulos.

Ndërsa Paskaljeviç do të jetë prezent në ceremoninë e hapjes së TIFF 2009, Angjelopulos ka konfirmuar ardhjen dhe pritet të jetë në Tiranë në ditën e mbylljes së festivalit, më 6 dhjetor.

TIFF 2009 nis edicionin e radhës me produksionin shqiptaro-serb "Muajt e mjaltit", fitues i çmimit "Golden Spike" në Valladolid të Spanjës dy javë më parë, shfaqet premierë më 27 nëntor në TIFF, mbrëmjen e hapjes.

Dy personalitetet e kinemasë botërore, Paskaljeviç dhe Angjelopulos janë jo vetëm nga figurat e rëndësishme të kinemasë, por njëherësh edhe fitues të shumë çmimeve kinematografike që nisin që nga Kana, Berlini, Venecia, etj.

Goran Paskaljeviç vjen në Tiranë vetëm pak ditë pasi u nderua me çmimin e karrierës në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Selanik. Pas "Olympia Theatre" të Selanikut, më 19 nëntor, "Muajt e mjaltit", fituesi i çmimit "Golden Spike" në Valladolid të Spanjës dy javë më parë, shfaqet premierë më 27 nëntor në TIFF, mbrëmjen e hapjes.

Ftesat e tjera të veçanta, sipas organizatorëve u takojnë emrave të jurisë. Joshua Marston, regjisor i filmit "Maria Full of Grace" (2004), Ben Rivers regjisor i njohur për filmin e shkurtër eksperimental, si dhe gazetari i "Iva Right", Nick Holdsëorth, janë në jurinë ndërkombëtare përzgjedhëse.

m.s/e.r/NOA - milenaselimi@noa.al

KOMENTE