Tiranë, 24 nëntor NOA - Policia e Tiranës ka shkatërruar një grup që dyshohet se vidhte automjete në kryeqytet e në Shkodër.
Efektivat e Komisariatit të Policisë Nr.3 në Tiranë realizuan dje një operacion të koduar "Stacioni i fundit", duke vendosur nën pranga 3 persona, të cilët dyshohen për kryerjen e një sërë vjedhjesh të automjeteve të ndodhura në qytetin e Shkodrës dhe në Tiranë.
Gasper Shkoza, 21-vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, Arben Gilaj, 18-vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, P.P, 17-vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, u arrestuan sepse dy ditë më parë në Bulevardin "Zogu I-rë", dyshohet se në bashkëpunim me njëri - tjetrin, kanë tentuar të vjedhin automjetin tip Benz, me ngjyrë të verdhë, me targë TR 5017 F, në pronësi të një shtetasi.
Ndërkohë nga puna hetimore e policisë ka rezultuar se të arrestuarit dyshohen të jenë autor të një sërë vjedhjesh me tendencë automjetet, lokalet dhe banesat në qytetin e Shkodrës dhe Tiranë.
Kapja e 21-vjeçarit Gasper Shkoza u realizua në afërsi të Bulevardit "Zogu i I" në Tiranë,  ndërsa shtetasit Arben Gilaj dhe P.P u realizua në qytetin e tyre të lindjes.
k.k/NOA