Tiranë, 25 nëntor, NOA Update - Ka mbërritur në Tiranë i kërkuari nga drejtësia shqiptare për krim të organizuar, kreu i Bandës së Lushnjës Aldo Bare.
Burimet policore bëjnë me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA se ai ka qenë nën masa të rrepta sigurie, i lidhur kokë e këmbë gjatë gjithë kohës për vetë nivelin e lartë të rrezikshmërisë që paraqet ai si person, por në të njëjtën kohë edhe transportimi i tij.
Aeroporti i Rinasit ka qenë nën një nivel të lartë mbikëqyrje, në momentin kur çarteri që sillte Aldo Baren nga Ankaraja uljen në aerodromin e tij.
Ndërkaq, mësohet se forca të shumta speciale të Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë së Burgjeve kanë mundësuar aksionin e futjes së tij, ashtu të lidhur siç ishte, në një maiinë të blinduar policie, e cila po e transporton tashmë të shumëkërkuarin e Interpolit për një sërë krimesh drejt Tiranës.
Ndërkaq, gjatë kohës së transportimit të tij, gjithë rruga që të çon drejt aeroportit të
Rinasit ka qenë e bllokuar për shkak të aksionit policor që u krye në kuadrin e ekstradimit të Aldo Bares.
Aldo Bare, me emrin e tij të vërtetë Alfred Shkurti është arrestuar në Ankara në 25 mars 2006 pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar ndaj tij, në një kohë që strehohej në Turqi me identitetin e rremë Mikel Kodra, duke u prezantuar si shqiptaro-maqedonas.
Ai kërkohet nga autoritetet shqiptare dhe ato ndërkombëtare për një sërë krimesh të kryera, ndërsa gjykata e Elbasanit ka dhënë ndaj tij masën e 25 viteve burg në vitin 2001.
n.e/NOA